Kurti shkon në Tiranë, takohet me Ramën
Publikuar:
(13.09.2022 15:30:09)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ditën e sotme zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Takimi nuk është paralajmëruar zyrtarisht as nga Qeveria e Kosovës dhe as nga ajo e Shqipërisë.
Megjithatë,, Kurti u detyrua ta lë në gjysmë konferencën e përbashkët me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe atë të Financave, Hekuran Murati.
Ai u arsyetua se “ka një takim urgjent”.
Në anën tjetër burime të Euronews Albania bëjnë me dije se dy liderët do takohen tek vila qeveritare në zonën e “Bllokut”.
Mësohet se Rama ka hyrë në vilën pranë Kuvendit rreth 30 minuta më parë.
Deri më tani nuk dihet tema që do të diskutojnë Kurti e Rama./Shqip.com