Lajme

Kurti: Serbia paturpësisht e mohon gjenocidin në Srebrenicë, mohimi është përsëritje e gjenocidit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Me rastin e përvjetorit të 27-të të masakrës në Srebrenicë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çka ka ndodhur në Srebrenicë para 27 vjetësh nuk është asgjë më pak se gjenocid, asgjë më pak se shënjestrim i qëllimshëm i viktimave për shkak të ekzistencës së tyre.

Kreu i Qeverisë, ndër të tjera tha se dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet, por ai mund të njihet duke u pranuar.

“E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia”, ka shkruar kryeministri.

Më tej ka shkruar se dëmi i shkaktuar nga Serbia në Srebrenicë nuk mund të riparohet.

Srebrenica

“Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por ai mund të njihet duke u pranuar. E në kohën kur jetojmë ne, viktimave u vendoset kripë në plagë secilën ditë kur gjenocidi i Srebrenicës mohohet paturpshëm nga Serbia”.

Kreu i Qeverisë ka hedhur kritika ndaj Serbisë për mohim të gjenicidit.

“Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin e paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit”, duke shtuar se hapi i parë i përsëritjes së gjenocidit është mohimi.

Më 11 korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8300 burra paarmatosur./Shqip.com