Lajme

Kurti: Rasti i Spanjës dhe Katalonjës nuk ka lidhje me atë të Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Spanjë ku edhe ka marrë pjesë në mbledhjen e “Internacionales Socialiste” ka dhënë një intervistë për “El periodico” ku ka folur për raportet në mes të Prishtinës zyrtare dhe Madridit.

I pyetur nëse i kupton arsyet pse Spanja nuk e ka njohur Kosovën, Kurti ka thënë se i vjen keq që Spanja është një prej shteteve të pakta brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas kryeministrit Kurti, mos-njohja e shtetit të Kosovës vjen si rezultat i mos-njohjes së situatës. Kur ka folur për këtë, ai ka thënë se analogjia e krijuar mes Kosovës dhe Katalonisë është analogji e gabuar.

“Më vjen keq që Spanja është në minoritetin e vendeve të BE-së dhe NATO-së që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën. Nga 30 shtete të NAOT-s, katër nuk na njohin, përfshirë Spanjën. Dhe në BE janë pesë shtetet që s’na njohin, një nga to Spanja, por Spanja është shteti më i madh që s’na njeh. Unë mendoj se kjo mos-njohje vejn si rezultat i mungesës së njohurisë për situatën. Kur deklaruam pavarësinë, unë nuk e di cili nga politikanët spanjollë formuloi gabimisht analogji me rastin e Kosovës”, ka thënë mes tjerash kryeministri Kurti për “El periodico”.

/Shqip.com