Kurti prezanton paketën 1.2 mln euro për zbutjen e efekteve të krizës energjetike në Kosovë, kush përfiton
Publikuar:
(06.12.2023 09:47:00)

Kryeministri i Kosovës ka dalë në një konferencë të posaçme për mediat mëngjesin e kësaj të mërkure ku po prezanton masën prej 1.2 milionë eurosh për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike.
Paketa parashikon mbështetje shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Pas Kurtit në takim fjalë hyrëse do të mbajnë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Johannes Madsen Stenbaek.
/Shqip.com