Lajme

Kurti pret në takim komisionerin Varhelyi

Kurti pret në takim komisionerin Varhelyi
Kurti pret në takim komisionerin Varhelyi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Ky takim është duke u zhvilluar në ambientet e objektit të Qeverisë së Kosovës.

Paraprakisht, Varhelyi është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se janë duke punuar dhe forcuar bashkëpunimin me BE dhe rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

“Vendi ynë që nga fillimi i luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës ka vendosur sanksione dhe ka ofruar ndihmë, dhe do vazhdojë përpjekjet tona për ta mbrojtur demokracinë dhe vlerat që na bashkojnë”, ka deklaruar Osmani gjatë konferencës për media.

“Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër, por angazhimit i të gjithë liderëve institucional dhe i punës sime si presidente e [Kosovës]”.

“Angazhimi ynë për ta forcuar Policinë dhe institucionet e tjera janë tejet të rëndësishme por edhe prioritet i institucioneve tona, në këto përpjekje të përbashkëta BE-në ka përkushtimin tonë të plotë”.

Sipas saj Kosova nga janari i vitit 2024 do të udhëtojë pa viza pas liberalizmit të vizave.

“A siç e dini pas vonesave të gjata e të padrejta Kosova do jetë më afër BE-së nga janari i vitit tjetër sepse më në fund do hy në fuqi vendimi për vizat”, ka thënë Osmani.

“Mbes në shpresë që ky angazhim të jetë më pruajti nga ana e parterëve tanë evropian”, ka përfunduar ajo.

/Shqip.com