Lajme

Kurti pret në takim ambasadorin e Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Sipas njoftimit ky takim erdhi në ditën kur NATO-ja feston 73 vjetorin e themelimit të saj si organizatë.

“Takimi i sotëm rastisi të jetë në përvjetorin e 73-të të themelimit të NATO-s, pjesë e së cilës u bë edhe Shqipëria në viti 2009, si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, për herë të parë, që pas anëtarësimit në OKB, 66 vjet më parë, Shqipëria këtë vit ka nisur mandatin e saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke pasur në vëmendje të saj pikërisht konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Po ashtu gjatë këtij takimi është folur edhe për pranverën e vitit të largët 1999 ku mijëra kosovar u strehuan në shtetin e Shqipërisë.

Në bazë të njoftimit është bërë e ditur se brenda muajit prill pritet që të gjejë zbatim edhe marrëveshja për lëvizjen e lirë për banorët e brezit kufitar./Shqip.com