Lajme

Kurti për masakrën e Mejës: Territori i Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar masakrën e Mejës në Gjakovë, në 23 vjetorin e saj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se dëshmia e tyre nuk mund ta ndalë krimin e kryer në trevat në Kosovë.

‘’Krimi nuk duhet liberalizuar, as viktima, as i pagjeturi, as i përdhunuari,përndryshe, do të relativizohet vetë jeta dhe do të na bëhet e durueshme vrasja, rrëmbimi, përdhunimi’’ ka shkruar Kurti.

Pllaka Përkujtimore

Po ashtu Kurti ka thënë se 376 civilë janë shfarosur si shqiptar në tokën ku ata jetonin.

“Sot është dita e përkujtimit të masakrës së Mejës, në të cilën u vranë 376 civilë. Ata u rrethuan që të shfaroseshin, si shqiptarë që ishin në tokën e tyre ku jetonin. Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresorë dhe gjenocidalë. Trupi i territorit të Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve tanë, të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer. Shumë janë zbuluar e nxjerrë prej atje. Dhe kështu duhet të vijohet” ka thënë Kurti

Meje-Gjakovë

Dëshmia jonë mund ta ndalë sado pak krimin e mundshëm në treva të tjera të rruzullit tonë ka shtuar më tej Kurti./Shqip.com