Lajme

Kurti: Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, në bazë të ligjit në fuqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për uljen e pagave dhe prokurorëve me ligjin e ri për pagat.

Sipas Kurtit, pagat janë kthyer në gjendjen e mëparshme në bazë të ligjit në fuqi.

“Kemi afirmuar qëndrimin e drejtë dhe të ligjshëm mbi vendimin e ish Qeverisë Haradinaj të bazuar në konflikt interesi. Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, me fuqi të ligjit” ka shkruar Kurti.

Në konferencën për media, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka bërë të ditur se institucioni që ai perfaqëson kërkon nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të anuloj vendimin e Nr. 03/109 të ditës së sotme.

Lexo edhe:
Pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave, Këshilli Gjyqësor e merr këtë vendim

Përveç kësaj, ai ka bërë të ditur se puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdoj vetëm për shërbime esenciale.

Sa i përket listës së shërbimeve esenciale, KGJK ka njoftuar se do të mbajë një takim me datë 24 nëntor.

Tutje, bëhet e ditur se këshilli dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

/Shqip.com