Lajme

Kurti: Normalizimi me Serbinë bëhet vetëm me njohje të ndërsjelltë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë bëhet vetëm me njohje të ndërsjelltë.

“Përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë tona nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë dhe normalizimi mund të bëhet me njohje të ndërsjelltë, kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancleri Sholz”, ka thënë Kurti.

Ai këtë komente e ka bërë gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik që po mbahet në Shkup.

Takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

/Shqip.com