Kurti: Njohja e patentë shoferëve – dëshmi se Gjermania ka besim në autoritetet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është gëzuar lajmit për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani.
Me këtë vendim, ka thënë se Gjermania ka shfaqur besimin e plotë ne autoritetet e Kosovës.
“Lajme të mirë për qytetarët tanë në Gjermani. Sot Këshilli Federal Gjerman ka votuar pro njohjes së patentë shoferëve të Kosovës, duke shfaqur besimin e plotë në autoritetet kompetente të Kosovës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në “Twitter”.
Good news for our citizens in 🇩🇪! Today the German Federal Council voted in favor of the recognition of Kosovar drivers licenses, showing its full trust in the competent 🇽🇰 authority. Herzlichen Dank!
— Albin Kurti (@albinkurti) February 11, 2022
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani të premten ka njoftuar se shteti gjerman ka marrë vendim t’i njohë patentë shoferët nga Kosova. Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.
Njohja e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani ishte një nga kërkesat kryesore prej vitesh të shtetasve kosovarë që jetojnë atje.
Deri tani, patentë shoferët e Kosovës në Gjermani kishin validitet vetëm gjashtë muajsh.
Pas kësaj periudhe, duhet të futeshin në procedurë nga fillimi për marrjen e patentë shoferit nga institucionet gjermane./Shqip.com