Lajme

Kurti ngushëllon popullin amerikan pas tornadove shkatërruese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shprehur ngushëllime për humbje e më shumë se 100 jetërave në SHBA si pasojë e tornadove.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka falënderuar edhe ekipet e shpëtimit në SHBA.

“Lajm tronditës nga SHBA. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentakit dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, ka shkruar Kurti.

Çfarë ka ndodhur në SHBA?

Tornado

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit ka thënë se më shumë se 100 njerëz u vranë nga tornadot të premten mbrëma.

Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.

Të paktën pesë njerëz vdiqën pasi tornadot shkaktuan kërdi në shtete të tjera, duke përfshirë një në një magazinë Amazon në Illinois.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Qeveria Amerika qëndron në ndihmë të zonave të prekura. /SHQIP.COM