Lajme

Kurti nga Rezalla: Me ekzekutim mizor e barbë ua vodhën jetën dhe me pas ua vodhën edhe kufomat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e masakrës së Rezallës ka thënë se me ekzekutim mizor e barbë ua vodhën jetën dhe pas ua vodhën edhe kufomat.

Kurti ka bërë homazhe te lapidari i dëshmorëve të Rezallës i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari dhe me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

“U pushkatuan mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin të lirë në trojët e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm tere që kanë shpëtuar, kjo ju ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër dëshmi e gjenocidit të serisë ne Kosovë”, ka thënë Kurti.

Rezallë

Kryeministri i Kosovës gjithashtu ka përmendur rivarrosjen e 9 kufomave të kësaj masakrës të cilat janë gjetur në Kizhevak të Serbisë.

“Para disa muajve u patën rivarrosur këtu 9 kufoma të 9 martirëve të masakrës së Rezallës, meqenëse pas pushkatimit dhe pas ekzekutimit ua patën marrë kufomat dhe ua patën dërguar në Serbi, dhe më pas ata u zbuluan në varrezat në Kishevak”, është shprehur Kryeministri Kurti.

Kurti gjithashtu ka thënë se gjenocidi i Serbisë njihet botërisht.

Albin Kurti, Bashkim Jashari & Armend Mehaj

“Gjenocidi i Serbisë njihet botërisht andaj edhe drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare duhet me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka përfunduar ai./Shqip.com