Kurti në Sofje takohet me homologun bullgar, flasin për bashkëpunim marrëdhëniesh mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë vizitës në Sofje është takuar me homologun e tij bullgar, Dimitar Glavchev.
Kurti ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë për pritjen e ngrohtë dhe tha se kanë diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet bilaterale.

“Gjatë vizitës sime të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, pata takimin e parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev. E falënderova për pritjen e ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira bilaterale”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
During my first visit to Sofia as part of the Vienna Economic Forum, I had my first meeting with Bulgaria's PM, Dimitar Glavchev. I thanked him for his warm welcome and we discussed areas where we can increase cooperation and strengthen our very good bilateral relations. pic.twitter.com/HTmst7cPSp
— Albin Kurti (@albinkurti) April 22, 2024
/Shqip.com