Kurti në Sllovaki, merr pjesë në Forumin e Bratislavës
Publikuar:
(02.06.2022 16:48:01)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë, krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.
Në këtë forum pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.
Siç është bërë e ditur minuta më parë, Vuçiq ka zhvilluar një takim me Lajçak.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Vuçiq në Twitter./SHQIP.com