Kurti në Paris takohet me O’Brien, thotë se ia konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Pa përmendur dialogun me Serbinë, Kurti tha se ai ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe për synimet për anëtarësim në BE dhe NATO.
“Kënaqësi të takoja me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së [për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike] O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organet ndërkombëtare – dhe unë përsërita përkushtimin tonë për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
Pleased to meet w/ U.S. Asst Secretary of State O'Brien, who confirmed 🇺🇲's ongoing support of 🇽🇰. We discussed Kosova's rapid economic & democratic progress—widely recognized by int'l orgs—and I reiterated our commitment to EU & NATO membership as our chief strategic objectives. pic.twitter.com/0uxzRcTRK0
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2023
/Shqip.com