Lajme

Kurti në ditën e romëve: Jemi të përkushtuar që qytetarët të trajtohen pa diskriminim

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar komunitetin rom për Ditën Ndërkombëtare të tyre, duke thënë se qeveria që ai udhëheq është e përkushtuar që qytetarët të trajtohen pa diskriminim.

Kurti tha se me synim që qytetarët të kenë trajtim të barabartë, është hartuar Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit Rom dhe Ashkali 2022-26.

“Në dy vitet e fundit, qeveria jonë ka mbështetur të gjitha komunitetet përmes masave të zbatuara dhe granteve të ndara. Kemi mbështetur fëmijët, studentët, nënat lehona, pensionistët dhe kategoritë e ndryshme sociale”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se qeveria ka ndarë 500 bursa në vlerë 300 mijë euro për nxënësit e shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.

“Arsimi i lartë ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët. Por për të mbështetur edukimin, kemi ndarë 100 bursa shtesë për studentët e këtyre komuniteteve në universitetet publike. Kështu ata do të mund fokusohen në ngritjen e tyre profesionale dhe akademike, pa pasur barrën e anës financiare”, ka theksuar kryeministri Kurti.

/Shqip.com