Kurti merr pjesë në funeralin shtetëror të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe
Publikuar:
(26.09.2022 15:18:06)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Kjo është bërë e ditur në një njoftim nga zyra e kryeministrit.
Në këtë udhëtim Kurti pritet të shoqërohet nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,
Po ashtu është bërë e ditur se kryeministri Kurti gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare.

Ish-kryeministri i Japonisë, u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale në Nara, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë./Shqip.com