Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, transmeton Shqip.com.
Pjesëmarrjen e tij në këtë forum që do të mbahet të enjten dhe të premten, ndërsa do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për ‘Kohën’.
Ndërkohë që Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë kanë bërë të ditur se pse Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Serbia mbetën jashtë Samitit për Demokraci, duke thënë se jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë.
“Samiti për Demokraci i presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimit e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë” u tha në njoftimin e ambasadës. /Shqip.com