Kurti merr pjesë në Forumin e Davosit, flitet për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.
Nga zyra e kryeministrit u bë e ditur se diskutimi në panel u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, Zëvendës Drejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherit Anëtar i ExCom, Forumi Ekonomik Botëror.

Krahas kryeministrit Kurti, në këtë sesion, diskutuan edhe: Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, dhe disa të tjerë të ftuar.
Ky sesion që ofroi mundësi për dialog me shumë palë mbi Ballkanin Perëndimor, ka për synim të ndihmojë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare.
