Lajme

Kurti mbledh sot kryetarët e komunave në Pejë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme pritet ti mbledh  kryetarët e komunave.

Së bashku me Kurtin në këtë takim pritet të jenë edhe ministrat Elbert Krasniqi, Hekuran Murati dhe Artane Rizvanolli.

Në këtë takim do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë.

Foto nga takimi i fundit

Takimi i tyre me kryetarët e komunave do të mbahet në Pejë me fillim nga ora 10:00./Shqip.com