Lajme

Kurti largohet nga seanca, Kuvendi shkon në pauzë

Kuvendi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën seancë po diskutohej për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Pas largimit të Kurtit nga seanca, deputetët e opozitës kanë kërkuar që seanca të ndërpritet dhe e njëjta të vazhdojë në momentin që prezentë në sallë është edhe Kurti.

Kërkesa është parashtruar nga ana e deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Këtë kërkesë e kanë përkrahur edhe dy partitë tjera opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kuvendi ka shkuar në pauzë një orëshe.

/Shqip.com