Lajme

Kurti: Kosovës nuk i duhet një Asociacion një etnik, s’tolerojmë të vihet si parakusht

Kosovës nuk i duhet një Asociacion një etnik. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik.

Kurti ka thënë se para se të shpallej Pavarësia, është kërkuar që Kosova të jetë multientike, dhe si e tillë është arritur.

“Kosovës nuk i nevojitet një Asociacion që është një etnik, kushtetutshmëria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk duron Asociacion, kjo është e tejet e çartë edhe për ata që nuk janë juristë, është e qartë edhe për diplomatët e huaj”, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se ata që kërkojnë Asociacion një etnik ata kërkojnë ndryshim të Kushtetutës.

“Për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë duhet të ndryshohet kushtetuta e Serbisë dhe jo ajo e Kosovës. Të gjithë ata që e kërkojnë Asociacionin mbi baza etnike në emer të më shumë të drejtave, duhet ta marrin barrën e provës dhe tregojë se pse plani i Ahtisaarit nuk qenka i mjaftushë”, ka thënë Kurti më tutje.

Neve nuk na duhet Asociacioni në qendër as si parakusht, por njohja reciproke në qendër.

/Shqip.com