Lajme

Kurti: Kompensimet si ish i burgosur politik nuk i kam marrë as nuk e kam ndërmend ti marrë, listat janë fryerë gabimisht e padrejtësisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për çështje e listave të veteranëve.

Kurti nuk ka treguar nëse është veteran i luftës por ka thënë se kompensimet si ish i burgosur politik nuk i ka marrë e as nuk e ka ndërmend që ti marrë.

“Unë kam punuar në zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe të gjithë ne që kemi punuar aty kolektivisht u patëm regjistruar dhe me këtë rast dua të theksojë se as atë kompensimin si ish i burgosur politik e as këtë për kontributin në luftën çlirimtare nuk e kam pasur e as s’e kam ndërmend t’i marr”, është shprehur Kurti.

Po ashtu Kurti ka folur edhe për protestën e veteranëve të UÇK-së.

Kurti ka thënë që ai dëshiron që të ketë vlerësim meritor dhe se sipas tij, ata meritojnë më shumë se paga minimale, por shtoi se ajo nuk mund të jetë pagë sepse paga jepet për punë.

“Dhe, ka shumë veteranë që kanë nevojë për vende pune, mirëpo për luftën çlirimtare duhet të ekzistojë një vlerësim meritor edhe material veçse nuk duhet ta mashtrojmë as veten as gjeneratat e ardhshme me numër të fryrë gati në trefishim, prandaj është e domosdoshme që njëherë ta kemi pikënisje të vërtetën e pastaj ta kemi vlerësimin e duhur”, është shprehur Kurti.

Kurti ka thënë se listat e veteranëve janë fryerë padrejtësisht, gabimisht e dëmshëm./Shqip.com