Kurti: Kodi civil parasheh vetëm bashkëjetesën ndërmjet personave të gjinisë së njejtë

Sipas Qeverisë së Kosovës kodi civil mundëson që personat me orientim seksual të gjinisë së njëjtë të bashkëjetojnë mirëpo jo edhe të martohen dhe të gëzojnë të drejta të tjera.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se kodi civil nuk është i mjaftueshëm mirëpo është një përparim duke ftuar deputetët të votojnë.
“Të drejtat e njeriut janë të drejtat e të gjithë njerëzve sepse secili është krijesë e Zotit dhe natyrës. Këtë e thotë Kushtetuta e jonë dhe praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kodi nuk rregullon martesat ndërmjet personave me seks të njëjtë. Kjo dallon me bashkësinë e regjistruar civile ngase kjo e fundit mundëson vetëm bashkëjetesën dhe jo format e tjera të funksionit familjar”, ka thënë Kurti.