Kurti: Kam dëgjuar se Jabllanoviqi ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës ka hedhur dyshime se ish-kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviq, ka bojkotuar zgjedhjet “për shkak të presionit të madh ose ofertës shumë luksoze”.
Kurti tha se “kam dëgjuar se Jabllanoviqi ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd”.
Ai pasi ka shtyrë zgjedhjet tha se ka menduar “të paktën që Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai u largua nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt”.
“Kam dëgjuar se ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd. Ndoshta nuk është e vërtetë, por gjithsesi duhet të ketë pasur një presion shumë të madhe ose një ofertë shumë luksoze, që e detyroi Jabllanoviqin të thotë se nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë”, u shpreh Kurti.
Kurti, ka bërë thirrje për zgjedhje fer dhe demokratike në komunat veriore.
/Shqip.com