Kulturë

Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kapllan Nikçit

Kapllan Nikçi
Kapllan Nikçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kapllan Nikçit.

“Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikçi”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë:

Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikçi.

Figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror.

/Shqip.com