Lajme

Kurti: Jashari nesër do t’i vizitojë policët e burgosur në Serbi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës në Podujevë ka folur edhe për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe ditë më parë në kufi më Serbinë.

Ai ka thënë se nesër, tre policët kosovarë do të vizitohen nga Jetish Jashari, që është shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

“Tre policët të cilët u rrëmbyen me 14 qershor dhe po mbahen rob dhe po mbesin peng në Serbi të vizitohen nesër nga ambasadori ynë Jetish Jashari që është shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Siç ka thënë edhe departamenti amerikan, duhet të lirohen dhe pa kushte e të pacenuar”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka folur edhe për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Do të vazhdojnë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse përndryshe nuk do të ketë drejtësi e zhvillim”, ka thënë Kurti.

“Në krim dhe korrupsion nuk janë të përfshirë vetëm një etni, por asnjë etni nuk duhet të jetë e privilgijuar. Kriminlët janë kriminelë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kishte dakord që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, poqë ky takim mbeti pasi të de-eskalohet situate.

“Unë kam kërkuar që të takohen siç në javën e kaluar, por më thanë se duhet të de-eskalohet gjendja. Në vend të de-eskalimit patëm rrëmbim të policëve”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

/Shqip.com