Kurti: Investimet në Kosovë do të shtohen

Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm.
Gjatë kësaj mbledhje Kurti ka folur edhe për vizitën dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se ka pasur takime përmbajtësore e të frytshme në SHBA, ndërsa paralajmëroj investime në Kosovë.
“Në Kosovë do të shtohen edhe investimet, edhe siguria”, tha kryeministri Kurti para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Kurti përsëri tha se ai ka qenë në Shtëpinë e Bardhë kur është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Të dashur aktivistë, para dy ditëve jam kthyer nga qëndrimi dyjavor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe treditor në Davos të Zvicrës në Forumin Botëror Ekonomik. Në SHBA kam takuar 7 senatorë (4 demokratë dhe 3 republikanë) dhe 12 kongresistë (9 demokratë dhe 3 republikanë) si dhe 7 zyrtarë të lartë të qeverisjes amerikane, ku duhen theksuar Jake Sullivan në Shtëpinë e Bardhë, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Biden, Alice Albright, udhëheqëse e MCC-së, Samantha Power, udhëheqëse e USAID-it, pastaj dy guvernatorë të shteteve, e të tjerë” është shprehur Kurti.
Po ashtu Kurti tha që gjatë vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur prezantime në 7 Universitete./Shqip.com