Kurti i thërret ministrat, në 11:00 nis mbledhja e Qeverisë
Publikuar:
(12.04.2023 08:37:09)

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.
Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 11:00, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje nuk u bënë të ditura.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e Qeverisë këtë muaj. E fundit u mbajt më 31 mars.
/Shqip.com