Kurti i prin marshit të Paradës së Krenarisë në sheshin e Prishtinës
Publikuar:
(08.06.2024 19:42:54)

Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” ka nisur mbledhja në sheshin e Prishtinës për të shënuar Javën e Krenarisë për këtë vit.

Me paradën e sotme në shesh do të përmbyllet Java e Krenarisë për këtë vit.

Në paradë po marrin pjesë edhe figurat politike si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e grupit parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila e kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
/Shqip.com