Kurti i pikëlluar për vrasjen e Abes: Ishte mik i mrekullueshëm i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar popullin japonezë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe gjatë ditës së enjte.
Kurti tha se ai ka qenë një “mik i mrekullueshëm i Kosovës”.
“Jemi të pikëlluar dhe të shokuar nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”.
Ngushëllime ka uruar edhe presidentja Osmani reagoi për vdekjen e Abes, duke thënë se ai luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni.

Ndryshe ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur, pas atentatit ndaj tij.
Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë.
Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale në Nara, në lindje të Osakës, teksa mbante një fjalim të fushatës zgjedhore në rrugë./SHQIP.com