Kurti: Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe përmbush detyrimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe përmbush një detyrim që ka Kosova.
Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti tha se edhe propozimi për marrëveshje përbënë një pikë për formalizimin e Kishës Ortodokse Serbe i cili nuk nënkupton negocimin mbi statusin e saj.
“Propozimi për marrëveshje përbënë një pikë për formalizmin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe i cili nuk nënkupton negocim mbi statusin e saj dhe as diskutim mbi të drejta të veçante. Formalizmi i referohet Kishës Ortodokse Serbe si një person juridik fetar përkatësisht bashkësi fetare në legjislacionin e brendshme të Kosovës. Kjo nuk nënkupton asgjë të veçantë por thjeshtë përmbushjen e detyrimit të Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve apo bashkësive fetare sa i përket lirive dhe të drejtave fetare”, tha Kurti.
Kurti tha se lirit dhe të drejtat fetare janë të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
/Shqip.com