Lajme

Kurti falënderon për kontributin përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar për angazhimin dhe kontributin përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane.

Kurti së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e këtij unioni.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

“Kryeministri Kurti i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë. Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Kryeministri Kurti ka shperhur interesim për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, dhe i njëjti ka thënë se mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset./Shqip.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane