Kurti emëron një zv.ministër të ri në Arsim
Publikuar:
(09.05.2023 13:49:05)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njofton Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Në profilin e tij në Facebook, figuron se Taulant Kelmendi është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje.

/Shqip.com