Lajme

Kurti e Osmani presin në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë pritur në takime të ndara ambasadoren e shtetit të Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

“Duke e falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, si dhe miqësinë e vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Foto nga takimi midis Gomez dhe Kurtit

Ndërsa Osmani e ka falënderuar ambasadoren Gomes edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, dhe ka përshëndetur marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim, të nënshkruar para disa jave, në vlerë prej 35 milionë euro.

“Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare”, thuhet në njoftimi nga zyra e presidencës.

Foto nga takimi Gomez- Osmani

Ambasadorja Gomes ka ritheksuar përkushtimin e shtetit të Luksemburgut për bashkëpunim dhe përkrahje, në përmbushjen e synimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës./Shqip.com