Qeveria jep detaje per takimin Kurti – Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur gjatë ditës në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ftesë për takim kishte edhe Abdixhiku i LDK-së dhe Krasniqi i PDK-së, por këta të fundit nuk iu përgjigjen pozitivisht.
Në takimin e zhvilluar mes Kurtit dhe Haradinajt, sipas njoftimin të kryeministrisë, u bisedua për procesin e dialogut, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftim thuhet se modelet që po qarkullojnë nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, funksionojnë si sprova dhe testime.
“Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Në fund, kryeministri Kurti e ka falenderuar Haradinaj për gatishmërinë dhe interesimin e vazhdueshëm rreth çështjes së dialogut.
/Shqip.com