Lajme

Kurti: Do të vazhdojmë mbështetjen ndaj grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka deklaruar se sterotipet diskriminuese gjinore u kanë mohuar grave dhe vajzave qasjen e barabartë për të bërë karrierë.  

Kurti ka deklaruar se në këtë mënyrë gratë dhe vajzat janë privuar nga realizimi i potencialit të tyre.  

Sipas tij, mospjesëmarrja e grave në ekonominë e vendit ka sjell pasoja të mëdha.

Kurse ka përmendur mbështetjen e Qeverisë ndaj grave dhe vajzave.

“Kemi zbatuar masat mbështetëse për gratë dhe kemi 12 mijë nëna lehona të cilat vazhdojnë të përfitojnë” 

“Poashtu për të ndihmuar avancimin e vajzave në shkencë për këtë vit akademik ne kemi ndarë 1 mijë e 365 bursa për vajzat në fushën e shkencës, teknologjisë, inxherisë dhe matematikës”

“Këtu janë inkurajuar vajzat nga viset rurale apo me statuse më të ulët dhe me ato të komuniteti jo-shumicë. Me pakon për ringjalljen ekonomike kanë përfituar 3 mijë gra dhe vajza në aspektin e punësimit”, ka thënë ai.

Kurti ka deklaruar se Kosova do të ketë “Programin Kombëtar të Shkencës” së shpejti. 

Ka përmendur edhe sukseset e grave kosovare.

“Këshilli Kombëtar i Shkencës drejtohet nga dy gra të suksesshme dhe ato së bashku me kolegët e tyre do të hartojnë programin kombëtar të shkencës në Kosovë”, ka shtuar ai. Shqip.com