Lajme

Kurti : Dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke

Kryeministri i Kosovës në një konferencë për media ka folur rreth deklaratave të kryeministër së Serbisë, Ana Bernabiq e cila gjatë ditës së djeshme u shpreh se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid.

Lexo edhe:
Brnabiq: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid

Po ashtu ka folur edhe për çështjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe njohjen reciproke midis këtyre dy shteteve.

Kurti tha se s’ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se marrëveshja nënkupton njohjen reciproke.

“Së pari duhet ta keni parasysh që zyrtarët e lartë të Serbisë rregullisht nëpër forume i mohojnë krimet e kryera në Kosovë. Së dyti është e qartë se tashmë dialogu me Serbinë nuk është i shtrirë në një proces që stërzgjatet ku premtohet njohja pas koncesioneve të Kosovës siç ka ndodhur por dialogu është i shtruar për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër e ka njohjen reciproke.” Është shprehur Kurti.

Ka zyrtarë në BE që e thonë më qartë këtë ka të tjerë që kanë rezerva por nuk ka zyrtarë në Bruksel të tillë të cilët nuk e kuptojnë dhe nuk e pranojnë që normalizimi i plotë padyshim që e nënkupton njohjen reciproke, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com