Lajme

Kurti dhe Latifi diskutojnë me eskpertin botëror për “Omicronin” dhe përhapjen e tij në Kosovë

Kurti në takim me ekspertin botëror.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me ekspertin botëror për menaxhimin e pandemisë COVID-19, Sir Jeremy Farrar, ku kanë diskutuar për variantin e ri “Omicron”, përcjell Shqip.com.

Gjatë këtij takimi, Sir Jeremy ka ofruar ekspertizën e tij se si Kosova duhet të bëjë përgatitje për ardhjen e këtij varianti, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kurti, Latifi dhe Vitia në takim me ekspertin botëror.

Sipas njoftimit, Sir Jeremy ka theksuar se ardhja e variantit të ri në Kosovë është e pashmangshme, ashtu si në gjithë botën.

“Mes këshillave të tjera, Sir Jeremy ka potencuar se mënyra më efikase se si Kosova mund të përgatitet tani për valën e ardhshme është vazhdimi i fushatës së vaksinimit, që përfshin vazhdimin e vaksinimit të sa më shumë qytetarëve, sidomos atyre mbi 18 vjeç, me dy dozat e para të vaksinës dhe shkurtimin e periudhës së pritjes për dozën përforcuese prej 6 deri në 3 muaj pas marrjes së dozës së dytë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com

.