Lajme

Kurti dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Gjeneral Major Ferenc Kajari dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajari.

U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellët dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Ai i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Foto nga takimi

Komunikimi i afërt dhe koordinimi ndërinstitucional në këtë takim u cilësua si domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në vend, “që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovë dhe KFOR-it”.

“Gjatë takimit, Gjeneral Major Kajari gjithashtu e uroi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për organizimin e mirëfilltë të zgjedhjeve lokale”./SHQIP.com