Kurti: Çdo qytetar i Kosovës pa dallim meriton një qeveri që siguron drejtësi
Publikuar:
(08.02.2023 09:03:04)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo qytetar i Kosovës pavarësisht prejardhjes meriton një Qeveri që siguron drejtësi dhe prosperitet.
Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një vizite së bashku me Ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq në Istog tek familjet Miletiq dhe Komatoviq.
“Çdo qytetar i Kosovës – pavarësisht prejardhjes – dëshiron dhe meriton një Qeveri që siguron drejtësi dhe prosperitet për të gjithë. Familjet Miletiq dhe Komatoviq pritën mua dhe ministrin Rashiq në Istog”
Aty Kurti diskutoi për hapat aktivë që po ndërmerr qeveria për të mbështetur fermerët, bizneset dhe punëkërkuesit.
/Shqip.com