Lajme

Kurti – AAK-së: Zgjedhjet i kemi fituar me parullën “Punësim dhe drejtësi”, e jo “Rritje të pagave”

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë seancës së sotme iu drejtua kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë “mjeshtër për të devijuar temën e diskutimit”.

Ai tha se nuk e kanë hallin e partive dhe qeverisë, por një hall tjetër.

“Nuk e kemi hallin se çka ndodh me qeverinë dhe partitë, hallin e kemi të thjeshtë: ti je dobësu, qeveria jote u dobësu para Serbisë, qytetari i Kosovës është dobësu qat ditë që ti në 12 të natës ke marrë vendim, ke mujt ni ditë përpara”, tha Tahiri.

Ai e garantoi Kurtin se më 1 shtator prapë do ta mbështesin Kurtin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

“Më 1 shtator prapë do të jemi me ty përballë Serbisë, por mos bo gabime n’pikë t’natës, n’12 t’natës, me i kthy njerëzit, përgatitu, merr vendime ekzekutive. Rriti pagat, çka dreqi u bo me ato paga që një vjet e gjysmë me i pru”, tha Tahiri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kurtit i cili i tha Tahirit se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke premtuar punësim dhe drejtësi e jo rritje të pagave.

“Zgjedhjet i kemi fituar me parullën “Punësim dhe drejtësi” e jo “Rritje të pagave”. Parullën për rritje të pagave e keni pasur ju në zgjedhje, pse nuk po i rritni ju pagat?” – tha Kurti./Shqip.com