Kursantët e FSK-së certifikohen për instruktorë të fitnesit fizik

Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u trajnuan dhe u certifikuan kursantë për instruktorë të fitnesit fizik.
Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i cili tha se janë duke vazhduar që të shtojnë kuadro edhe në këtë fushë.

“Sikur edhe për specializimet tjera, vazhdojmë me shtimin e kuadrove të instruktorëve profesional të fitnesit fizik. Në Qendrën e Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) u trajnuan dhe certifikuan me sukses të lartë, Klasa 2022 e kursantëve për instruktorë të fitnesit fizik”, shkroi Mehaj në Facebook.
Sipas Mehajt, fitnesi fizik ushtarak do ju mundësoj ushtarëve që të realizojnë detyrat e tyre tekniko-operative.

“Edukimi fizik ushtarak në doktrinën tonë përbën një nga aftësitë që duhet të zotërojë çdo ushtarak, së bashku me aftësitë teknike, mendore dhe emocionale. Fitnesi fizik na mundëson të kemi forcën dhe energjinë e mjaftueshme dhe të domosdoshme për të realizuar detyrat taktiko-operative me sukses të plotë”.

Ndërsa, njoftimin e tij Mehaj e mbyllë më një frazë të Napoleon Hillit duke thënë “Trupi arrin atë që mendja beson”.
/Shqip.com