Rozë

‘Kurrë nuk ke ditur të zësh femër’, menaxheri i Taynës ‘tallet’ me Dj Pm-in

Dj PM, DJ Dagz, Tayna dhe Rinor Hykolli

Dj PM dhe Dj Dagz ishin dy nga banorët më të komentuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mirëpo rrugëtimi nuk zgjati shumë pasi dyshja javë më parë janë eleminuar nga shtëpia, ku më pas vetëm njëri kishte mundësinë e rikthimit.

Ishin votat e publikut që vendosën që të rikthenin DJ Dagz në televotimin që zgjati 30 minuta.

Gjatë qëndrimit në shtëpi DJ PM është përfol shumë për marrëdhënien e tij brenda me Sarën e mandej edhe për daljen nga shtëpia.

Por së fundi është miku i tij dhe i Dagz-it, menaxheri Rinor Hykolli që ka reaguar për ecurinë e tyre të marrëdhënien me vajzat brenda shtëpisë së BBV-së.

Ai në një formë ‘talljeje’, ka postuar dy Dj-të dhe i ka komentuar secilin veç e veç.

Dagz-it i ka uruar suksese me Einxhelin, ndërsa Pm-it i tha se nuk ka ditur kurrë të zë femër.

Pm-i e mori me sportivitet dhe i ktheu me shaka përgjigje.

Ndryshe Arbëri është duke vazhduar qëndrimin në Big Brother dhe javën e kaluar është shpallur i preferuari nga publiku./SHQIP.com