“Kurir” raporton se Policia e Kosovës po përgatit aksion në Mitrovicën Veriore
Publikuar:
(10.12.2021 13:44:22)

Gazeta serbe “Kurir” ka raportuar të premten se Policia e Kosovës është duke përgatitur një aksion në Mitrovicën Veriore, transmeton Shqip.com.
Sipas medies serbe, rreth 100 pjesëtarë të Njësisë Speciale “ROSU” po qëndrojnë në gjendje gatishmërie e të armatosur.
Tutje, gazeta serbe që është e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka raportuar se pjesëtarët e Njësisë Speciale janë duke qëndruar në kampin “Belvedere” në Mitrovicën Jugore.
Po ashtu, “Kurir” ka shkruar se në kamp janë duke qëndruar tri makina të Njësive Speciale, teksa ka shtuar se një njësi tjetër është dërguar nga Prishtina./SHQIP.com