“Kur ai të shkruan…” Beatrix Ramosaj habit të gjithë me postimin e fundit

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndanë shpesh edhe përditshmërinë.
Por jo rrallë merr vëmendje me mbishkrimet apo deklaratat në rrjetet sociale, ngjashëm ndodhi edhe me postimin e fundit.
Ajo ka kthyer sërish vëmendjen nga jeta e saj personale. Beatrix ka publikuar një video në Instastory ku shkruan:
“Kur ai të shkruan te Instagram Story që publikove strategjikisht” dhe në video ajo shihet duke kërcyer dhe gëzuar.
Për ta thënë më thjesht, Beatrix me “Instagram Story që publikove strategjikisht” nënkupton një postim të bërë mr qëllim për të marrë vëmendjen e dikujt. Dhe si duket ia ka arritur qëllimit dhe tanimë është shumë e lumtur.
Por, kush është personi që ajo do t’i rrëmbejë vëmendjen?
Ndryshe, Trixa për muaj radhazi ishte personazhi më i përfolur në mediat rozë për shkak të romancës së saj me Donald Veshajn, lidhje e cila nisi në formatin Big Brother Vip./Shqip.com