Kulturë

Kultura franceze, qendër e kulturës që nga shekulli XVII dhe XIX

Muzeu i Luvrit

Shpesh kultura franceze lidhet vetëm me Parisin, i cili është një qendër e modës, artit, arkitekturës, kuzhinës.

Mirëpo, Franca ka më shumë se kaq, më shumë se Parisin, kultura e Francës, është ndër më të veçantat dhe të njohurat në botë.

Gjuha frenge është gjuhë zyrtare në Francë, dhe mbizotëron në pothuajse 70 milionë të banorëve të vendit. Gjuha frenge, gjithashtu është gjuha e dytë e huaj më e mësuar në botë, shkruan LiveSciene.

Në Francë, feja katolike është dominuese, sipas sonadazheve të publikuara nga Institutet Franceze, 64 për qind e popullsisë identifikohen si katolikë.

Ndërkaq fetë tjera në Francë përfshijnë Islamin, Budizmin dhe Judaizmin.

Francezët, njihen si jashtëzakonisht krenarë për vendin, kombin dhe qeverinë e tyre, si të tillë shpesh janë parë si “egoist” në sytë e botës.

Francezët, krenohen me faktin se edhe hapësirat e tyre publike kanë një ton mbretëror, ata besojnë në barazi, madje i kushtojnë një rendësi më të madhe barazisë sesa lirisë.

Ushqimi francez

Populli francez, mishëron me pasionin, e kjo është e dukshme fare mirë në kuzhinën franceze.

Ushqimi dhe vera janë qendrore për jetën në të gjitha nivelet socio-ekonomike.

Në kuzhinën franceze, janë të theksuara ushqimet më të lehta, salcat, verë të kuqe dhe mish i zier.

Veshje

Parisi, njihet si shtëpia e modës, shumë francezë vishen me një stil të sofistikuar, profesional dhe në modë, por nuk është tepër i ngarkuar. Veshjet tipike përfshijnë fustane të bukura, costume dhe pallto të gjata.

Arti është kudo në Francë, shumë nga artistët më të njohur të historisë, duke përfshirë Claude Monet, Edgar Degas dhe Camille Pissarro, kërkuan frymëzim në Paris dhe ata krijuan lëvizjen e impresionizmit.

Muzeu i Luvrit

Muzeu i Luvrit në Paris është ndër muzetë më të mëdhenj në botë dhe është shtëpia e shumë veprave të famshme të artit, duke përfshirë Mona Lizën dhe Venus de Milo.