Kukësi mbulohet nga bora, temperaturat ulen ndjeshëm
Publikuar:
(04.02.2023 17:15:47)

Në qytetin e Kukësit kanë nisur reshjet e para të borës. Fluskat e borës kanë pikasur fillimisht në zonat e thella malore si Novosej, Shishtaveci, Borje e Topojani.
Më pas reshjet në mesditën e të shtunës kanë përfshirë edhe qytetin e Kukësit. Ndërkohë temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Është ende herët të flitet për problematika, por në orët në vijim pritet që moti të përkeqësohet.
Meteorologët parashikojnë që termometri do të zbresë nën 0 gradë, duke krijuar ngrica dhe reshje të dendura bore.
/Shqip.com