Kujt po i thotë “sa më ke mungu” nesër Dhurata?
Publikuar:
(09.03.2022 21:22:20)

Dhurata Dora ka vendosur që të enjten ta “lëkund” tregun muzikor.
Kjo pasi ajo pritet të lansojë projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “ sa m’ke mungu” dhe do të lansohet në orën 23:59.
Burimet e SHQIP.com pranë Dhuratës kanë treguar se kënga është punuar nga Panda Music, ndërsa realizimin e ka bërë Entermedia.
Ndërsa siç bëhet e ditur këngëtarja nuk do të ndalet me kaq.
Ajo deri në fillim të sezonës verore do të lansojë edhe tri këngë të reja./Shqip.com