“Kujt po i han”, ky është klipi me miliona klikime që Dea e BBV ka marrë pjesë kohë më parë
Publikuar:
(02.03.2023 13:08:27)

Dea Mishel është një nga banorët më të komentuar në Big Brother VIP Albania.
Ajo ka arritur të marrë vëmendjen e publikut – për lojën që është duke e bërë edhe pse shpesh herë është akuzuar se është në anën e Oltës.
Por, para kësaj aventure, ajo katër vite më parë ka marrë pjesë në video-klipin e këngës “Kujt po i han”, të këngëtares Enca.

Konkurrentja që njihet si ‘influencere” e Instagramit, në klip shihet përballë një pikture në të cilën është portreti i Encas.
Ndryshe, kjo e fundit ka filluar edhe flirtimet me djalin nga Kosova, Shpat Kërleshi.
/Shqip.com